Video/ Ndoqi me sharrë elektrike policin në rrugë dhe goditi tavolinën e gjykatësit, dënohet me 10 vite burg shqiptari në Skoci
32-vjeçari shqiptar, Liridon Kastrati, është dënuar me 10 vjet burg pasi u përpoq të vriste një polic në një qytet të Skocisë më 6 maj 2024, pasi e kishte ndjekur nga pas me sharrë. Ngjarja ndodhi pas një aksidenti me makinë të , ku Kastrati goditi një automjet policie. Polici tha në gjykatë se kishte tentuar ta arrestonte, por u detyrua të ikte, pasi Kastrati u kthye, mori sharrën elektrike dhe filloi ta ndiqte duke fyer policin. Gjyqtari e përshkroi sulmin si “të tmerrshëm dhe të shëmtuar”, duke thënë se përdorimi i sharrës si armë është i paparë në gjykatat skoceze dhe se veprimet e Kastratit kërkonin një dënim të rëndë. Gjatë shpalljes së dënimit, Kastrati u zemërua, goditi tavolinën e gjykatësit dhe e ofendoi...
Burimi:
top-channel.tv