(VIDEO) Momenti kur Egli Pashollari goditet me thikë nga Gazment Buçpapaj dhe bashkëshortja e tij
Janë bërë publike pamje nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e 20 shkurtit në Tiranë, ku 31-vjeçari Egli Pashollari mbeti i vrarë pas një sulmi me thikë në rrugën “Kongresi i Lushnjes”. Sipas informacionit paraprak, viktima është qëlluar menjëherë pasi ka zbritur nga automjeti i tij. Nga pamjet filmike shihet momenti kur i dyshuari, Gazment Buçpapaj, i afrohet dhe e godet me mjet prerës. Plagët e marra rezultuan fatale për 31-vjeçarin, i cili nuk arriti t’u mbijetojë dëmtimeve. Në vendin e ngjarjes ndodheshin edhe persona të tjerë, mes tyre partnerja e të dyshuarit dhe një individ tjetër, ndërsa e gjithë skena ka ndodhur në një zonë të populluar të kryeqytetit, duke shkaktuar panik tek banorët dhe kalimtarët. Policia ka rrethuar zonën menjëherë pas ngjarjes...
Burimi:
gijotina.com