Video/ Kundërshtojnë ndërtimin e resortit turistik që prek tokat e tyre, banorët vijojnë protestën në ditën e 26-të, thyejnë xhamat e makinave
Banorët e Rrjollit kanë vijuar protestën duke shënuar ditën e 26-të të revoltës. Ata shprehen të bindur në kërkesat e tyre për ndalimin e punimeve. Banorët po protestojnë kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonën Baks-Rrjoll, në Velipojë, ku ata pretendojnë se zotërojnë toka të trashëguara. Ditën e sotme protestuesit kanë thyer e dëmtuar makineritë e firmës që po ndërton resortin, por edhe të policisë private. Në mbështetje të banorëve sot ishin edhe një grup protestuesish nga e gjithë Shqipëria, të cilët ishin sëbashku. Sot, për shkak të protestës në Tiranë, në Rrjoll ishte prani e vogël e policisë se shtetit. Prej 26 ditësh, banoret janë çdo ditë në protestë dhe çdo ditë dhjetëra prej tyre shoqërohen në komisariat. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv