Video ku një 25 vjeçar merr me forcë lekët e farmacisë

Video ku një 25 vjeçar merr me forcë lekët e farmacisë

Reagimi i shpejtë i Policisë identifikon dhe çon në pranga 25-vjeçarin që vodhi me forcë, një shumë parash, në një farmaci në lagjen “Liri”. Sekuestrohet një pjesë e parave që vodhi 25-vjeçari dhe veshjet që ai ka patur gjatë vjedhjes. Si rezulat i hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, pas kallëzimit nga punonjësja e një farmacie, për vjedhjen e një shume parash, në farmaci, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi: -I. Gj., 25 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas dyshohet se ka vjedhur me forcë, 126 000 lekë në farmacinë në lagjen “Liri”. Një pjesë e shumës së parave dhe veshjet që ka patur autori, gjatë vjedhjes, janë sekuestruar në...