Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
VIDEO/ Hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë, shkak protesta e opozitës
pamje nga vendngjarja TIRANË- Vetëm disa orë para protestës së lajmëruar nga opozita, e cila do të mbahet sot, autoritetet kanë ndërmarrë masa për të ruajtur zbukurimet festive pranë Kryeministrisë. Në pamjet e publikuara, vihen re punonjësit e Bashkisë së Tiranës, të cilët kanë zhvendosur pemën e Vitit të Ri dhe zbukurimet përreth godinës qeveritare, për të shmangur incidentet e mundshme gjatë tubimit. Protesta e thirrur nga opozita pritet të nisë në orën 18:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa policia ka publikuar që në mëngjes planin e masave për devijimin e rrugëve dhe mbarëvajtjen e protestës. Protesta vjen pas zhvillimeve të fundit në politikën shqiptare, ku opozita akuzon qeverinë për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. Rasti më i fundit është vendimi i Gjykatës Kushtetuese...