Video/ Hidhen mjete piroteknike kundër kryeministrisë, përgjigjen forcat e rendit

Video/ Hidhen mjete piroteknike kundër kryeministrisë, përgjigjen forcat e rendit

Pas përfundimit të fjalës së kreut të PD Berisha, disa protestues kanë nisur të gjuajnë me mjete piroteknike kundrejt godinës së kryeministrisë, ndërkohë që i menjëhershëm ka qenë reagimi i forcave të rendit, me ujë. Megjithatë qytetarë të shumtë vijojnë të jenë në shesh, ndërsa policia bën thirrje të mos kryhen akte dhune.