Video/ “Hapet toka” në Delvinë, shkak reshjet e shumta gjatë javës
Një gropë e madhe është hapur ngjitur me fushën e futbollit në qytetin e Delvinës. Fenomeni ka ndodhur pas shirave të shumtë të ditëve të fundit, që duket se kanë shkaktuar shembjen e tokës. Vendi ynë ka hyrë në ditën e gjashtë të përmbytjeve, ku situata vijon të jetë e vështirë në disa zona. Qarku i Durrësit, Fieri, Lezha, Gjirokastra e Vlora kanë ndër më të prekurit nga reshjet e shiut të ditëve të fundit. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv