Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
VIDEO/ Gati për protestë, forca të shumta policie zbarkojnë pranë Kryeministrisë
pamje nga vendngjarja TIRANË-Policia ka zbarkuar pranë ambienteve të Kryeministrisë dy orë para nisjes së protestës së opozitës, e cila pritet të mbahet në orën 18:00. Nga pamjet e publikuara vërehet se forca të shumta policie, përfshirë edhe forcat “Shqiponja”, janë pozicionuar pranë Piramidës. Bëhet me dije se rreth 1300 efektivë të policisë do të jenë në gadishmëri për të ruajtur rendin publik. Protesta e sotme pason tubimet e zhvilluara që prej muajit nëntor, në atë që opozita e ka quajtur “Foltore” para Kryeministrisë, e cila mbahet çdo të hënë, ku deputetë, përfaqësues të opozitës dhe qytetarë mbajnë fjalën e tyre në podium. Lideri demokrat, Sali Berisha, është shprehur se tubimet nuk do të ndalen deri në rrëzimin e qeverisë./ZËRI