VIDEO – Atmosfera e “1 Qershorit” e pranishme në Shkodër, përurohet edhe kopshti me emrin e festës
Sheshi para Bashkisë Shkodër është mbushur me ngjyra, buzëqeshje dhe atmosferë festive në kuadër të aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Qindra fëmijë iu bashkuan festës së organizuar në qendër të qytetit, duke shijuar lojëra, piktura, muzikë, akullore dhe surpriza të shumta.Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, u shpreh se fëmijët i dhanë qytetit ngjyrat më të bukura me energjinë dhe ëndrrat e tyre, duke e kthyer sheshin para Bashkisë në zemrën e festës së 1 Qershorit.Qindra fëmijë shijuan këtë aktivitet festiv të krijuar në qendër të qytetit. Festa e 1 Qershorit solli një ditë plot argëtim, kreativitet dhe gëzim për më të vegjlit, ndërsa Bashkia Shkodër përcolli mesazhin se investimi tek fëmijët mbetet investimi më i rëndësishëm për të ardhmen e qytetit.Ndërkohë, në Ditën...
Burimi:
sarandanews.com