VIDEO – “Ati i Shenjtë mund të vizitojë Shkodrën në 2027”, arqipeshkvi Peragine jep lajmin…

VIDEO – “Ati i Shenjtë mund të vizitojë Shkodrën në 2027”, arqipeshkvi Peragine jep lajmin…

Papa Leoni XIV mund të vizitojë Shqipërinë e Shkodrën në vitin 2027. Lajmin e ka dhënë arqipeshkvi metropolit i Shkodër- Pult, Imzot Giovanni Peragine. Në një dalje për mediat, Peragine ka njoftuar shpalljen e vitit jubilar të 130- vjetorit të Zojës së Këshillit të Mirë si Pajtore e Shqipërisë.Ndërsa rektori i bazilikës së Nanës së Këshillit të Mirë në Shkodër dom Artur Jaku dhe zëdhënësi i Konferencës Ipeshkvnore dom Mark Pashkja kanë dhënë detaje mbi eventet që janë planifikuar për këtë vit jubilar që nis me 26 prill 2026 dhe përfundon në prill 2027, imzot Peragine la të hapur mundësinë që në mbylljen e eventeve, të jetë i pranishëm edhe Ati i Shenjtë.Nëse vizita do të realizohej, do të përkonte me 34- vjetorin e vizitës...