VIDEO/ Arrestohen 4 shqiptarë në Serbi, publikuan video me bluzën “Shqipëri Etnike”
Katër shtetas shqiptarë janë arrestuar në Serbi, pasi sipas autoriteteve serbe ata “kanë nxitur urrejtje kombëtare” përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale. Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale A. S. 37 vjeç, E. V. 42 vjeç, E. G. 48 vjeç dhe A. C. 18 vjeç, ndërsa akuzohen për veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare. Sipas Policisë serbe, A. S. ka publikuar në Facebook një video ku shfaqet duke udhëtuar me një automjet tip “Audi”, së bashku me tre të tjerët, në një autostradë në Serbi. “Në pamje, ata shfaqin simbole të ‘Shqipërisë së Madhe’ dhe përdorin fjalor fyes ndaj Serbisë,” pretendojnë autoritetet serbe. Ngjarja ka ndodhur në ditën e përkujtimit të fillimit të bombardimeve të NATO-s, çka, sipas...
Burimi:
opinion.al