Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
“Vetting” për investimet e huaja, qeveria ka gati ‘Komitetin’ pas thirrjes së SHBA-së: Do të kryejë kontrollin në sektorët kritikë
Nga ideja e Ambasadës së SHBA-së e zbuluar për Top Channel, që do të ofrohej ekspertizë amerikane, qeveria shqiptare po e konkretizon mekanizmin e shqyrtimit të investimeve. Investitorët e huaj në Shqipëri pritet të kalojnë në një filtër të fortë shqyrtimi, mbi të gjitha në sektorë të ndjeshëm. Këshilli i Ministrave propozon një rregullore për vlerësimin e investimeve të huaja që ndikojnë në infrastrukturën publike kritike, deri te liria e medias. Në lupë planifikohet të jenë investimet nga vendet e treta që lidhen me infrastrukturën, asetet, mallrat ose shërbimet që janë thelbësore në sektorët e energjisë, transportit, shëndetësisë, teknologjive të informacionit dhe komunikimit ose infrastrukturës dixhitale. “Aktualisht po i kushtohet një vëmendje gjithnjë e në rritje kërcënimeve hibride, si sulmet kibernetike, fushatat e dezinformimit apo...