Vetingu/ Vendim i KPA-së: Xhemal Saliaj rikthehet në detyrë si prokuror i Vlorës

Vetingu/ Vendim i KPA-së: Xhemal Saliaj rikthehet në detyrë si prokuror i Vlorës

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka kthyer në detyrë prokurorin e Vlorës, Xhemal Saliaj, i cili u shkarkua më 7 tetor të vitit 2024 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në kuadër të procesit të Vettingut. “Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 53/2024, datë 20.12.2024 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Xhemal Saliaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 805, datë 07.10.2024. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë...