Vetëplagosja e 18-vjeçares brenda hotelit në Tiranë, arrestohet Erisjaldo Gjuta për moskallëzim krimi dhe armëmbajtje pa leje

Vetëplagosja e 18-vjeçares brenda hotelit në Tiranë, arrestohet Erisjaldo Gjuta për moskallëzim krimi dhe armëmbajtje pa leje

Është arrestuar nga policia Erisjaldo Gjuta, i shpallur në kërkim ditën e djeshme pasi një 18-vjeçare u plagos me armë zjarri në hotelin e tij në Tiranë. 22-vjeçari është arrestuar për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”. “Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kapën dhe ndaluan shtetasin E. Gj., 22 vjeç, i shpallur në kërkim ditën e djeshme për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”-njofton policia. 18-vjeçarja N.M, u vetëplagos me armë zjarri në dhomën e hotelit të...