Veriu dhe juglindja e vendit përfshihen nga dëbora, ARRSH: Drejtuesit e automjeteve të pajisen me goma dimërore

Veriu dhe juglindja e vendit përfshihen nga dëbora, ARRSH: Drejtuesit e automjeteve të pajisen me goma dimërore

Reshje shiu me intensitet mesatar dhe dëborë kanë përfshirë gjatë natës të gjithë zonën veriore dhe juglindore të vendit Autoriteti Rrugor Shqiptar(ARrSh) bën të ditur se të gjitha akset janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht. Në veri të vendit janë përfshirë nga reshjet e dëborës, Bajram Curri-Valbonë, Ura Bujan-Qafë Morinë, Bujan-Qafe Morinë (doganë),Sopot-Kerrnaj,Qafe Mejdan -Tropojë-Buçaj, Fierzë-Bajram Curri, Bulqizë-Peshkopi, Kukes-Shishtavec, Kukës-Bushtricë, Kukës-Krumë, Bogë-Theth, Dedaj-Razëm. Edhe rajoni qendror i vendit ka pasur reshje dëbore në Trau Dajt – Qafë Priskë – Qafë Mollë. Dëbora ka përfshirë gjithashtu edhe të gjithë territorin e juglindjes, Pogradec, Maliq, Kolonjë, Korçë e Devoll. Kontraktorët me mjete dhe punëtorë janë në terren pa ndërprerje kanë bërë pastrimin e akseve rrugore dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat. Kompanitë përkatëse kanë...