Vengu: Partneriteti me ShBA-të hap mundësi të reja për përgatitjen e trupave shqiptare

Vengu: Partneriteti me ShBA-të hap mundësi të reja për përgatitjen e trupave shqiptare

Forcat Ajrore shqiptare kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët me Misionin federal të Gardës Kombëtare Ajrore të ShBA-ve për furnizim të shpejtë dhe efikas me karburant. Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu duke sjellë momente nga kjo stërvitje vlerësoi se “partneriteti i ngushtë me Shtetet e Bashkuara hap mundësi të reja për përgatitjen operacionale të trupave tona, reagim të menjëhershëm në kohë krize dhe ndërveprim të koordinuar me aleatët në terren”. Nënkolonel Richard Bloom, komandant i ekupizhait HC-130J Combat King tha se për forcat amerikane kjo ishte hera e parë që kryenin një operacion të furnizimit me karburant në një zonë të përparuar. “Mund të them që kam parë shumë Forca të Armatosura përfshirë tonën dhe Forcat e Armatosura shqiptare që ishin absolutisht profesionalë dhe ne...