Vengu: Bashkëpunimi trilateral hap rrugë për partneritete të reja dhe rrit sigurinë në rajon

Vengu: Bashkëpunimi trilateral hap rrugë për partneritete të reja dhe rrit sigurinë në rajon

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, deklaroi sot se mekanizmat trilateralë, si marrëveshja mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, janë praktika të zakonshme dhe të konsoliduara brenda Aleancës. Gjatë një konference për shtyp, i pyetur nëse Shqipëria do të angazhohet në formate të tjera të ngjashme bashkëpunimi me vende të tjera, Vengu theksoi se këto mekanizma janë të njohur dhe të përdorur gjerësisht në kuadër të NATO-s. Si shembull, ai përmendi një marrëveshje të nënshkruar gjatë një ministeriali, që lidhet me vlefshmërinë ajrore dhe burimet njerëzore që garantojnë sigurinë e fluturimeve në vendet aleate, ku morën pjesë 10 shtete, përfshirë edhe Shqipërinë. Sipas tij, brenda Aleancës ekzistojnë forma të shumta bashkëpunimi, ku shtetet bashkohen për objektiva të caktuara, si prokurime të përbashkëta për kapacitete ushtarake  mbrojtje ajrore,...