Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet

Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet

Një sasi lënde eksplozivi është konstatuar mëngjesin e kësaj të hëne pranë makinerive të një kompanie inertesh në zonën e Spaçit, në Mirditë. Sipas informacioneve, lënda plasëse është vënë re nga punonjësit e kompanisë, të cilët kanë njoftuar policinë. Fatmirësisht ajo nuk ka shpërthyer. Në vendngjarje pritet të mbërrijnë forcat xheniere për të bërë çaktivizimin e lëndës plasëse, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e vendosjes së saj.