Vendimi i Qeverisë/ Shkëlqim Hajdari merr pozicionin e rëndësishëm, emërohet Prefekt i Tiranës

Vendimi i Qeverisë/ Shkëlqim Hajdari merr pozicionin e rëndësishëm, emërohet Prefekt i Tiranës

Ish-Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e rradhës së Qeverisë. Me një karrierë mbi 20 vjeçare në Drejtësi, Hajdari, ka marrë një tjetër post të rëndësishëm, këtë herë në pushtetin lokal të kryeqytetit. Emërimi i tij në këtë post nuk duket rastësi, pasi lidhja me Tiranën mbetet e fortë për Hajdarin i cili është edhe kryetar i Asamblesë së Shoqatës Tirana. Në karrierën e tij prej më shumë se dy dekadash në sistemin e Drejtësisë, Hajdari ka mbajtur pozicionin e Kryetarit të Shoqatës Kombëtaret të Prokurorëve për katër vite në 2012-2016, ndërkohë që nga viti 2008 deri në 2015 ka qenë Drejtues i Prokurorisë së Apelit në Tiranë. I diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin...