Vendimi i Kushtetueses për TikTok, reagon familja e të ndjerit Martin Cani: Djali ynë nuk u vra nga rrjetet sociale, por nga papërgjegjshmëria e insitucioneve

Vendimi i Kushtetueses për TikTok, reagon familja e të ndjerit Martin Cani: Djali ynë nuk u vra nga rrjetet sociale, por nga papërgjegjshmëria e insitucioneve

Familja e të ndjerit Martin Cani që u vra një vit më parë nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës Fan Noli, ka përshëndetur opinionin e Gjykatës Kushtetuese, e cila deklaroi se vendimi për mbylljen e Tiktokishte antikushtetues dhe u cenua liria e shprehjes. Në deklaratën zyrtare, familja Cani thekson se Martini nuk u vra nga TikTok, por nga dështimi i institucioneve. “Familja e Martin Canit mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese që shpalli sot antikushtetues mbylljen e rrjetit social TikTok, duke konfirmuar zyrtarisht atë që ne kemi bërtitur me dhimbje që nga dita e parë: Martini nuk u vra nga TikTok! Ky vendim demaskon hipokrizinë e një qeverie që, në vend që të mbante përgjegjësi për dështimet e saj, zgjodhi të përdorte gjakun e djalit tonë...