Vendimi i KLGJ për ndihmësit ligjorë, ministri i Lamallari: Hap pozitiv për uljen e stokut të dosjeve
foto ilustruese TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për miratimin e 41 vendeve vakante për ndihmës ligjorë në gjykatat e shkallës së parë dhe të apelit. Përmes një reagimi në rrjete sociale, Lamallari e ka cilësuar një lajm të mirë dhe hap konkret në funksion të përmirësimit të sistemit të drejtësisë. Sipas ministrit, shtimi i kapaciteteve është një zgjedhje politike në funksion të qytetarëve m standarde të panegociueshme demokratike njësoj si në vendet e BE-së. Reagimi i plotë i Lamallarit: "Vendimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për miratimin e 41 vendeve vakante për ndihmës ligjorë në gjykatat e shkallës së parë dhe të apelit, është një lajm i mirë. Një hap konkret që i shërben drejtpërdrejt uljes së stokut të dosjeve dhe...
Burimi:
zeri.ai