Vendimi i GJKKO për dosjen Meta-Kryemadhi, ish-presidenti reagon nga burgu: Humbëm 6 muaj, mungesa e qëllimshme e hetimeve…

Vendimi i GJKKO për dosjen Meta-Kryemadhi, ish-presidenti reagon nga burgu: Humbëm 6 muaj, mungesa e qëllimshme e hetimeve…

Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen në themel për ish-presidentin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Pak pas vendimit, kreu i Partisë së Lirisë, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e cilësoi vendimin si ‘drejtësi me regji dhe gjykim me risi’. Ai akuzon sistemin e drejtësisë për mungesë hetimesh të qëllimshme dhe shtoi se gjykimi i ri do të shoqërohet paralelisht edhe me hetime të mëtejshme për zbardhjen e së vërtetës. “Dihet se e gjithë Ramaforma ishte një Drejtësi me Regji, për të shtuar korrupsionin në përmasa skizofrenike në Shqipëri, siç e provoi edhe raporti i Transparency International, që faktoi përkeqësimin me 11 vende, krahasuar me një vit më parë. Sot u shënua edhe një gjykim “me risi”. Edhe pse gjykatësja konstatoi...