Vendimi i GJK për TikTok, familja Cani: Djali ynë nuk u vra nga rrjetet sociale, u përdor si pretekst për censurë

Vendimi i GJK për TikTok, familja Cani: Djali ynë nuk u vra nga rrjetet sociale, u përdor si pretekst për censurë

prindërit e Martin Canit TIRANË-Familja e të ndjerit Martin Cani që u vra një vit më parë nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës Fan Noli, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me mbylljen e platformë së Tik Tok. Në deklaratën zyrtare, familja Cani thekson se djali i tyre nuk u vra nga TikTok, por nga dështimi i institucioneve. Sipas tyre mbyllja e një aplikacioni nuk e kthen mbrapsht realitetin dhe as nuk shpëton jetë. Deklarata e plotë: Familja e Martin Canit mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese që shpalli sot antikushtetues mbylljen e rrjetit social TikTok, duke konfirmuar zyrtarisht atë që ne kemi bërtitur me dhimbje që nga dita e parë: Martini nuk u vra nga TikTok! Ky vendim demaskon hipokrizinë e një qeverie...