Vendimi i GJK për Ballukun, Tabaku: Drejtësia foli, tani nuk ka asnjë justifikim për të mos i hequr mandatin!
Deputetja demokrate Jorida Tabaku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila për shkak të mungesës së kuorumit la në fuqi vendimin e GJKKO për pezullimin nga detyra të numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se pavarësisht vendimit të GJKKO, dhënë 8 javë më parë, mazhoranca refuzoi ta zbatonte duke u kthyer në mburojë politike për Ballukun. ‘Për 8 javë me radhë, Shqipëria ka pasur një zv/kryeministre në kundërshtim me ligjin. Për 8 javë, një zyrtare e pezulluar ka pasur mundësi të ndikojë prova, të intimidojë dëshmitarë dhe të ushtrojë funksione që ligji ia ndalon’, shkruan Tabaku. Ajo shton, se pas presioneve, sulmeve dhe intimidimeve, qeveria nuk ka më asnjë justifikim, sikurse edhe Parlamenti për të...
Burimi:
gijotina.com