Vendimet/ Indeksimi i pagave, përfitojnë edhe punonjësit e administratës publike, Gardës, Policisë së Burgjeve dhe ata të sistemit shëndetësor

Vendimet/ Indeksimi i pagave, përfitojnë edhe punonjësit e administratës publike, Gardës, Policisë së Burgjeve dhe ata të sistemit shëndetësor

Qeveria ka vendosur indeksimin e pagave për gjyqtarët dhe prokurorëve, të cilat do të indeksohen me 2.5%, duke shkuar në 156 825 lekë në muaj. Po ashtu indeksim page është aplikuar edhe për Presidentin e vendit, po në të njëjtën masë, e cila shkon në 156 825 (njëqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë e tetëqind e njëzet e pesë) lekë/muaj. Ndërkohë në vendimet e Këshillit të Ministrave të publikuara sot, janë indeksuar edhe pagat e administratës me 2.5%. Në këtë vendim përfshihen edhe përditësimi i strukturave të pagave për Gardën e Republikës, Policinë e Burgjeve, koordinatorët kundër korrupsionit, punonjësit mbështetës dhe specialitetet e ndryshme në administratë, si dhe personelin e sistemit shëndetësor. Vendimet e plota: V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM NË...