Vendimet e legalizimit tani merren online në e-Albania

Vendimet e legalizimit tani merren online në e-Albania

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka bërë një ndryshim të rëndësishëm: tani vendimet për legalizimin e ndërtimeve informale dërgohen direkt në profilin e qytetarëve në platformën e-Albania. Kjo do të thotë që dokumenti mbërrin menjëherë në telefon ose kompjuter, pa pasur nevojë të paraqiteni në sportel, të prisni në radhë apo të merrni dokumentin me postë. Ky shërbim i ri: Shkurton kohën për marrjen e titullit të pronësisëRrit sigurinë në dorëzimin e dokumenteveE bën procesin më të thjeshtë dhe më transparentEliminon radhët dhe vonesat burokratike Digjitalizimi i Kadastrës është pjesë e reformës për modernizimin e administratës publike, me qëllim që qytetarët të kenë akses më të shpejtë dhe më efikas në dokumentet e pronësisë.