Vendim i prerë nga KPA, jashtë sistemit ndihmësi ligjor i Gjykatës së Lartë
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin e ndihmësit ligjor të Gjykatës së Lartë, Saimir Nazifi nga sistemi i drejtësisë, vendim i marrë më herët nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Gjatë seancës dëgjimore më herët, KPK vuri në dukje probleme me pasurinë dhe për gjetjet lidhur me një denoncim nga publiku, të ndihmësit ligjor Saimir Nazifi. Komisioni ngriti dyshime për një sërë transaksionesh të kryera nga ndihmësi ligjor i Gjykatës së Lartë, Saimir Nazifi dhe vlerëson se ai ka kryer deklarime të pasakta e të pamjaftueshme në kriterin e pasurisë, të cilat çuan në shkarkimin e tij. Ndërkohë në njoftim, KPA thekson se vendimi i sotëm është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. Njoftim vendimi: Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm...
Burimi:
gijotina.com