Vendi nën pushtetin e shiut! Përmbytje në Durrës e Lezhë, rritur niveli I ujit në hidrocentrale

Vendi nën pushtetin e shiut! Përmbytje në Durrës e Lezhë, rritur niveli I ujit në hidrocentrale

PAMJE NGA LEZHA TIRANË-Shqipëria është përfshirë nga moti i paqëndrueshëm me reshje të dendura shiu. Reshjet intensive kanë shkaktuar sërish përmbytje.  Në Durrës banorët po përballen me vështirësi për qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve. Situata paraqitet veçanërisht problematike në kryqëzimet kryesore, ku uji ka mbuluar plotësisht rrugët dhe trotuaret. Si pasojë, lëvizja në qytet është rënduar ndjeshëm që në orët e para të mëngjesit. Në disa lagje, uji ka depërtuar në hyrjet e pallateve dhe bizneseve buzë rrugës, duke shkaktuar dëme materiale dhe shqetësim për banorët. Problematika si pasojë e motit të keq janë regjistruar edhe në disa zona të qytetit të Lezhës. Niveli i ujit ka arritur deri në 40 centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve dhe të automjeteve. Në disa...