‘Vendi i përcaktuar për varreza’! Fadromat gërryejnë kodrat në Novoselë, banorët: Po shkatërrojnë tokat, s’jemi njoftuar
Foto nga vendngjarja VLORË-Një problematikë mjedisore është regjistruar në njësinë administrative Novoselë, Bashkia Vlorë, ku fadroma e kamionë po gërryejnë tokat e fshatit Mifol në mënyrë tërësisht të pakontrolluar. Mjetet e rënda prej ditësh nuk i ndërpresin punimet ku sipas banorëve territori po shfrytëzohet për marrjen e dherave apo inerteve. Sipas banorëve të zonës kjo zonë në një vendim të Këshillit të Komunës Novoselë të viti 2014, është përcaktuar si vend për varreza, por ende nuk ka një plan zyrtar të paraqitur dhe toka me ullishte po shkatërrohet për inerte. Sipas tyre askush nuk ka paraqitur një plan konkret se si do të trajtohet kjo zonë nëse ajo është përcaktuar për varreza. Duke kërkuar transparencë nga autoritetet, banorët kërkojnë të dinë për sa kohë do...
Burimi:
zeri.ai