Veliaj përkujton 21 janarin: Plaga e dhimbjes mbetet e hapur

Veliaj përkujton 21 janarin: Plaga e dhimbjes mbetet e hapur

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, përkujtoi sot 21 Janarin, duke nderuar kujtimin e katër qytetarëve që humbën jetën në zemër të kryeqytetit 15 vjet më parë. Mesazhi i Veliajt:  21 janar. Sot përulem me respekt para kujtimit të 4 qytetarëve që humbën jetën m’u në zemër të Tiranës – 15 vjet më parë – në një nga ditët më të errëta, që përgjaku kryeqytetin tonë, shtëpinë e të gjithë shqiptarëve. Plaga e dhimbjes së familjeve mbetet ende e hapur. Gjaku i të pafajshmëve thërret më fort se kurrë për drejtësi. Nuk ju harroj!