Veliaj kundër Ols Dados, më 3 prill shqyrtohet padia e kryebashkiakut ndaj prokurorit të SPAK
Erion Veliaj dhe Ols Dado TIRANË- Gjykata Administrative ka caktuar datën 3 prill për seancën sa i takon padisë së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ndaj prokurorit të posaçëm, Ols Dado. Për këtë të fundit, Veliaj pretendon se emërimi i Dados është bërë në kundërshtim me ligjin, duke argumentuar se ai nuk plotësonte kriteret ligjore për këtë pozicion. Mësohet se çështja do të shqyrtohet nga gjyqtari Hazbi Balliu. Në janar të këtij viti, kryebashkiaku Erion Veliaj depozitoi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, një kërkesë-padi kundër prokurorit të Posaçëm, Ols Dado. Në padinë e tij Veliaj shprehet se emërimi i prokurorit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në momentin e dekretimit ai nuk plotësonte kriteret ligjore të detyrueshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit – pa shkollën...
Burimi:
zeri.ai