Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda, depoziton kërkesën në GJKKO

Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda, depoziton kërkesën në GJKKO

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka depozituar në GJKKO kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda. Kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtari Bib Ndreca, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. Kujtojmë se në seancën e fundit që u mbajt para dy ditësh në GJKKO, Veliaj përmes mbrojtjes së tij ka deklaruar se ‘procesi në zhvillim ka kapërcyer kufijtë e çdo standardi minimal të një gjykimi të rregullt ligjor.’ Qe prej muajit shkurt të vitit të kaluar, kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në paraburgim. Top Channel