“Vdis sot, ringjallesh nesër”! Mësuesi u përjashtua pasi predikonte për Jehovain, zbulohen dëshmitë tronditëse, reagon Drejtoria Arsimore…

“Vdis sot, ringjallesh nesër”! Mësuesi u përjashtua pasi predikonte për Jehovain, zbulohen dëshmitë tronditëse, reagon Drejtoria Arsimore…

Shkolla 9-vjeçare 'Gustav Majer' në Tiranë TIRANË- Një mësues i shkollës 9-vjeçare private në Tiranë, "Gustav Mayer" , është përjashtuar nga puna, pasi dyshohet se gjatë orëve të mësimit ka promovuar besimin fetar të Jehovait. Mësuesi i anglishtes, Dritan Zaimi, dyshohet se kur jepte mësim, u fliste nxënësve të klasës së katërt për fenë e Jehovait. Rasti ka ngjallur shqetësim tek prindërit e nxënësve të klasës së katërt, të cilët kanë denoncuar mësuesin, i cili orët e mësimit i shndërronte në leksione me natyrë fetare. Situata është përkeqësuar kur bindjet e tij u bënë pjesë e programit mësimor, teksa sipas dëshmive të siguruara nga TopChannel, nxënësit ndiheshin të detyruar të merrnin pjesë në këto diskutime. “5 orë mësim për Zotin. Thoshte fjalët e Zotit për fundin e botës. Na vendoste...