Vdekja e të moshuarës në azil/ Zbardhet ngjarja, procedohen drejtoresha, kujdestarja dhe infermieri

Vdekja e të moshuarës në azil/ Zbardhet ngjarja, procedohen drejtoresha, kujdestarja dhe infermieri

Policia e Gjirokastrës ka nisur procedim penal ndaj disa personave pas vdekjes së një 72-vjeçareje, e cila dyshohet se vetëhedh nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarëve në qytet më 4 mars 2026. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Shpërdorimi i detyrës” ndaj shtetasve Dorjana Demo, 50 vjeçe, drejtoreshë e Shtëpisë së të Moshuarëve, dhe Dhurata Zholi, 52 vjeçe, kryekujdestare në institucion. Njoftimi: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetaset: D. D., 50 vjeçe, banuese në Gjirokastër, me detyrë Drejtoreshë...