Vdekja e së moshuarës në Gjirokastër, nën hetim drejtoresha e azilit, kujdestarja dhe infermieri që fshehu ngjarjen
POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, ndaj dy punonjëseve të Shtëpisë së të Moshuarëve në Gjirokastër. Në kuadër të hetimeve është nisur procedimi penal për shtetaset Doriana Demo, 50 vjeçe, banuese në Gjirokastër, me detyrë drejtoreshë e Shtëpisë së të Moshuarëve dhe Dh. Zh., 52 vjeçe, banuese në Gjirokastër, me detyrë kryekujdestare në këtë institucion. Sipas policisë, veprimet procedurale u kryen pas hetimeve për ngjarjen e ndodhur më 4 mars 2026 në ambientet e Shtëpisë së të Moshuarëve, ku fillimisht u dyshua se shtetasja Sh. Z., 72 vjeçe, kishte rënë aksidentalisht nga tarraca. E...
Burimi:
argjiroja.net