Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?
Vdekja e një gruaje 65-vjeçare në Belsh, pas kafshimit nga një qen rruge, nuk është thjesht një tragjedi. Është një aktakuzë e hapur ndaj institucioneve shtetërore dhe shoqatave që prej vitesh pretendojnë se “menaxhojnë” çështjen e qenve të rrugës. Kjo vdekje ka emra dhe përgjegjësi. Dhe ato nuk mund të fshihen më pas deklaratave boshe dhe postimeve emocionale në rrjete sociale. Ku janë shoqatat për mbrojtjen e kafshëve?Ku janë ato organizata që reagojnë me agresivitet sa herë përmendet kontrolli i qenve të rrugës, por zhduken kur një qytetar humb jetën? Ku janë vullnetarët që flasin për humanizëm, por nuk japin llogari për pasojat reale të kaosit që mbrojnë? Për vite me radhë, këto shoqata kanë bllokuar çdo debat serioz për menaxhimin e qenve të rrugës,...
Burimi:
gijotina.com