Vdekja e 7-vjeçarit, prindërit vazhdojnë të nxjerrin fëmijët për të lypur mes makinave

Vdekja e 7-vjeçarit, prindërit vazhdojnë të nxjerrin fëmijët për të lypur mes makinave

Vetëm pak ditë më parë, në zonën e njohur si “treshi”, një fëmijë vetëm 7 vjeç humbi jetën në rrethana që duhet të trondisin çdo shoqëri normale: duke lypur monedha mes makinave, i ekspozuar çdo sekondë ndaj rrezikut fatal. Një tragjedi që nxori lakuriq një realitet të dhimbshëm dhe të përsëritur, ku fëmijëria shtypet nga varfëria, papërgjegjshmëria dhe mungesa e reagimit institucional. Ngjarja shkaktoi reagim publik, por duket se tronditja ndaloi aty. Në rrugë, gjithçka vazhdon njësoj. Fëmijë të vegjël, të pambrojtur, vijojnë të shtrijnë duart mes makinave, të detyruar të lypin për disa monedha, ndërsa prindërit, pavarësisht se kjo praktikë është e ndaluar me ligj, vazhdojnë t’i shfrytëzojnë si burim të ardhurash. Tragjedia nuk shërbeu si alarm, por si një lajm që u konsumua...