Vdekja e 3-vjeçarit/ Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona, mjeku dhe e bija akuzohen për vrasje nga pakujdesia
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtatë persona lidhur me vdekjen tragjike të 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili humbi jetën pas një ndërhyrjeje dentare në një klinikë private në kryeqytet, të mjekut Roland dhe Ina Xhaxho, babë e bijë. Sipas organit të akuzës, hetimet kanë zbuluar shkelje të rënda të protokolleve mjekësore, mashtrim ndaj prindërve dhe neglizhencë profesionale, të cilat, sipas ekspertizave mjekoligjore, kanë pasur lidhje të drejtpërdrejtë shkakësore me ndarjen nga jeta të të miturit. Në kuadër të procedimit penal të vitit 2023, Prokuroria ka ngritur akuza ndaj: Ronald Xhaxho dhe Marta Gina, për veprat penale “Vrasje nga pakujdesia” dhe “Mashtrim”, kryer në bashkëpunim; Ina Xhaxho, për “Vrasje nga pakujdesia”, “Mashtrim” në bashkëpunim dhe “Ushtrim i aktivitetit të paligjshëm”; Elton Serani...
Burimi:
gijotina.com