Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu pas ndërhyrjes në 14 dhëmbë! Prokuroria çon në gjyq 7 persona: 3 prej tyre për vrasje

Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu pas ndërhyrjes në 14 dhëmbë! Prokuroria çon në gjyq 7 persona: 3 prej tyre për vrasje

Roland Xhaxho, Brian Spahiu dhe Ina Xhaxho TIRANË-Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtatë persona pas humbjes së jetës së 3-vjeçarit, Brian Spahiu pas një ndërhyrje dentare në klinikën dentare “Splendent”.  Konkretisht mjeku Ronald Xhaxho dhe Marta Gina, akuzohen për veprat penale “Vrasje nga pakujdesia” dhe “Mashtrim”, kryer në bashkëpunim, ndërsa vajza e mjekur, Ina Xhaxho akuzohet për “Vrasje nga pakujdesia”, “Mashtrim” në bashkëpunim dhe “Ushtrim i aktivitetit të paligjshëm”.  NJOFTIMI: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtatë persona pas humbjes së jetës së 3-vjeçarit, shtetasit B.S. pas një ndërhyrje dentare në një klinikë në kryeqytet. Në përfundim të hetimeve, mbi procedimin penal...