Vdekja e 25-vjeçares, gazetarja jep detajet: U gjet pa ndjenja nga shoqja e saj, dhunohej sistematikisht
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë, ku 25-vjeçarja Xhuana Nikolli nga Lezha ndërroi jetë në Qendrës Spitalore Nënë Tereza për shkak të vetëhelmimit me fotoksinë. Një ditë pas ngjarjes familjarët e saj kanë bërë kallëzim në komisariatin numër 2 në Tiranë ndaj bashkëshortit të saj, duke pretenduar se ai ushtronte dhunë ndaj të resë. Në trupin e saj janë konstatuar edhe shenja dhune. Ndërkohë Policia e Tiranës ka shpallur bashkëshortin e saj në kërkim. Sipas informacioneve çifti ishte martuar në qershor të vitit 2025, por ishin ndarë tre muaj më parë për shkak të konflikteve që kishin mes tyre. Gazetarja Glidona Daci e ftuar në emisionin “Rudina” tha se vajza ishte gjetur në gjendje të rëndë nga shoqja e saj, e...
Burimi:
ntv.al