VD-Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Himarë, uji hyn brenda shtëpive, bashkia: Qëndroni në mjedisa të sigurta!

VD-Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Himarë, uji hyn brenda shtëpive, bashkia: Qëndroni në mjedisa të sigurta!

himare HIMARË- Moti i keq me reshje shiu ka përfshirë vendin që prej ditës së djeshme, kryesisht rajonin jugor, ku janë regjistruar permbytje në Himarë. Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë shkaktuar daljen nga shtrati të përroit që kalon në mes të qytetit.  Si pasojë, janë përmbytur rrugë periferike dhe një pjesë e shëtitores Spile në Himarë, ku uji ka depërtuar edhe brenda banesave. Raportohet se kanë nisur të përmbyten jo vetëm oborret e tyre por edhe katet e para, pasi uji ka shkuar në disa centimetra, duke shkaktuar dëme materiale. Situatë problematike është regjistruar edhe në Komisariatin e Policisë Himarë, ku uji ka vërshuar brenda ambienteve.  Reshjet e pandërprerë kanë bërë që Bashkia e Himarës të dalë me njoftim për qytetarët, duke bërë thirrje për të...