VD-Dosjet e Kadastrës së Vlorës transportohen drejt Tiranës, shoqërohen nga Policia
PAMJET NGA NGJARJA VLORË-Mesditën sotme, baza materiale dhe dosjet e Kadastrës së Vlorës kanë nisur të transportohen drejt Tiranës për veprime të mëtejshme. Procesi po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, ndërsa materialet po ngarkohen në një kamion, të shoqëruar nga forcat e Policisë së Shtetit. Dosjet përkatëse do të administrohen nga autoritetet kompetente në Tiranë, në kuadër të procedurave të mëtejshme hetimore dhe verifikuese. Kadastra e Vlorës do të zhvendoset në Tiranë, sipas urdhrit të firmosur më datë 23 janar. ASHK sqaroi se riorganizimi i institucioneve në Tiranë ka nisur që prej vitit 2021, fillimisht me transferimin e Durrësit dhe Krujës, për të vazhduar me pas me Shkodrën, Kavajën, Kamëz-Vorë dhe Vlorën. Nga ana tjetër punonjësit e Kadastrës kanë kundërshtuar vendimin, duke firmosur dhe një...
Burimi:
zeri.ai