Vangjeli: Shqipëria duhet të zgjedhë mes Amerikës dhe BE-së

Vangjeli: Shqipëria duhet të zgjedhë mes Amerikës dhe BE-së

Analisti Lorenc Vangjeli foli për zhvillimet politike në vend dhe sfidat që, sipas tij, po e vendosin Shqipërinë përballë krizave të shumëfishta. Vangjeli tha se ndryshimet gjeopolitike mund ta çojnë Shqipërinë herët a vonë përballë një dileme strategjike mes zgjedhjes së SHBA-së dhe Bashkimit Evropian. ”Shumë kush nga njerëzit që kanë qeverisur këtë vend me shumë qejf do ta kishin shndërruar një gjë të tillë me një monedhë këmbimi për hir dhe për hatër të pushtetit të përkohshëm. Nëse deri dje kjo dukej e paimagjinueshme, ndryshimet në gjeopolitik mund ta sjellin Shqipërinë herët a vonë ndoshta dhe para zgjidhjes së një dileme strategjike, ndërmjet zgjedhjes së SHBA dhe BE dhe në këto ujëra të turbullta, zakonisht dinak të cilët qarkullojnë me shumicë në vendin tonë...