Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

Procedura e prokurimit publik për pastrimin e njësive administrative Himarë, Horë dhe Vranisht është mbyllur me shpalljen e kompanisë ALKO IMPEX CONSTRUCTION si operator ekonomik kontraktues, ndërsa sistemi i monitorimit të prokurimeve ka evidentuar indikatorë të kategorisë “RedFlag”. Sipas të dhënave të publikuara nga platforma e monitorimit të prokurimeve publike, autoritet prokurues është Ndërmarrja e Shërbimeve Publike Himarë, në varësi të Bashkia Himarë, e drejtuar nga kryebashkiaku Vangjel Tavo. Objekti i kontratës është shërbimi i pastrimit për njësitë administrative Himarë, Horë dhe Vranisht, ndërsa financimi realizohet nga buxheti i bashkisë.Fondi limit i parashikuar për këtë procedurë ka qenë 256,568,919 lekë pa TVSH, ndërsa procedura është zhvilluar si marrëveshje kuadër me procedurë të hapur mbi kufirin e lartë monetar. Në garë kanë marrë pjesë katër operatorë...