Ushtronte prostitucion në një apartament të marrë me qira në Tiranë, arrestohet 51-vjeçarja nga Vietnami
Një operacion i koduar “Foleja 3” ka çuar në arrestimin e një shtetaseje vietnameze, e cila akuzohet për ushtrim prostitucioni në një apartament të marrë me qira në Tiranë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, finalizuan operacionin pas hetimeve të kryera për dokumentimin e aktiviteteve të paligjshme në ambiente të tilla. Në kuadër të operacionit, u arrestua 51-vjeçarja me inicialet Th. H., shtetase e Vietnamit, e cila dyshohet se ka ushtruar prostitucion në një apartament të marrë me qira në rrugën “Mine Peza”. Gjatë kontrollit, u sekuestruan shuma parash dhe një celular, si prova materiale. Po ashtu, u proceduan penalisht dy shtetas të tjerë, të cilët dyshohet se kanë përfituar nga këtë veprimtari të paligjshme. Ky është një...
Burimi:
top-channel.tv