Ushtronin prostitucion në një apartament në zonën e ‘Don Boskos’, arrestohen dy shtetase nga Kazakistani, procedohen dy përfitues

Ushtronin prostitucion në një apartament në zonën e ‘Don Boskos’, arrestohen dy shtetase nga Kazakistani, procedohen dy përfitues

Dy shtetase nga Kazakistani janë arrestuar pasi janë kapur duke ushtruar prostitucion në një apartament të marrë me qera në zonën e Don Boskos. Blutë bëjnë me dije se në pranga ranë shtetaset nga Kazakistani M. A., 34 vjeçe dhe A. A., 37 vjeçe. Ndërkohë ka nisur procedimi penal edhe për dy shtetas të cilët dyshohet se përfitonin nga veprimtaria e paligjshme. Sakaq, gjatë kontrollit fizik në banesë një shumë parash dhe 4 celularë. Njoftimi i policisë: DVP Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni i koduar “Foleja 5”. Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, në rrugën “Don Bosko”, arrestohen 2 shtetase nga Kazakistani. Procedohen penalisht 2 shtetas, përfitues nga kjo veprimtari. Sekuestrohen një shumë parash e dyshuar e përfituar nga...