Ushtronin prostitucion në banesat e marra me qira, bien në pranga dy braziliane në Durrës

Ushtronin prostitucion në banesat e marra me qira, bien në pranga dy braziliane në Durrës

Dy shtetase nga Brazili janë arrestuar në Durrës pasi dyshohet se kishin marrë me qira dy ambiente dhe i kishin përshtatur për ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit. Ndërkohë, policia ka proceduar penalisht pronarin e ambienteve dhe një shtetas tjetër. Si rezultat operacionit u arrestuan në flagrancë shtetaset N. P., 26 vjeçe dhe M. B., 39 vjeçe, të lindura dhe banuese në Brazil. Ato dyshohen për veprat penale “Prostitucioni”, “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, si dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Gjatë veprimeve procedurale u procedua në gjendje të lirë edhe një shtetas 22-vjeçar, banues në Durrës, për veprën penale “Prostitucioni”. Po ashtu u procedua në gjendje të lirë edhe pronari i ambienteve të marra me qira, shtetasi F. T., 30 vjeç, banues në Fushë-Krujë,...