Ushtronin prostitucion në apartamentin e marrë me qira në Tiranë, arrestohen dy shtetase nga Kazakistani, procedohet një 33-vjeçar

Ushtronin prostitucion në apartamentin e marrë me qira në Tiranë, arrestohen dy shtetase nga Kazakistani, procedohet një 33-vjeçar

Një ‘fole prostitucioni’ është zbuluar në një apartament në rrugën “Çamëria” në Tiranë. Për pasojë janë arrestuar dy shtetase nga Kazakistani, konkretisht të moshave 19 dhe 25 vjeçe. Po ashtu është proceduar një 33-vjeçar, si përfitues nga kjo veprimtari e paligjshme. Njoftimi: Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, në rrugën “Çameria”, arrestohen 2 shtetase nga Kazakistani. Procedohet penalisht 1 shtetas, përfitues nga kjo veprimtari. Sekuestrohen një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari dhe 2 celularë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, bazuar në informacionet e siguruara për një rast prostitucioni, kanë organizuar dhe finalizuar në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacionin policor të koduar “Foleja 4″. Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetaset kazakistaneze K. Zh.,...