Ushtronin prostitucion në apartamentin e marrë me qira në Tiranë, arrestohen dy shtetase nga Kazakistani
Një operacion i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3 ka çuar në arrestimin e dy shtetaseve të huaja në Tiranë, të dyshuara për ushtrim prostitucioni në kryeqytet. Operacioni, i koduar “Foleja 4”, u finalizua pas një hetimi të nisur mbi informacionet e siguruara nga policia. Në pranga ranë dy shtetase nga Kazakistani: K. Zh., 19 vjeçe, dhe Zh. Sh., 25 vjeçe, të cilat sipas hetimeve ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira në rrugën “Çamëria”. Gjithashtu, autoritetet kanë nisur procedim penal ndaj një shtetasi 33-vjeçar, i cili dyshohet të ketë përfituar financiarisht nga kjo veprimtari. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, bazuar në informacionet e siguruara për një rast prostitucioni, kanë organizuar dhe finalizuar në drejtimin e Prokurorisë...
Burimi:
gijotina.com