Ushtroi dhunë psikologjike ndaj nuses së djalit, procedohet penalisht 68- vjeçari nga Malësia e Madhe…
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Rr. M., 68 vjeç, banues në fshatin Selcë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së djalit.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!Post navigation
Burimi:
sarandanews.com